SHBA dhe Rusia do të fillojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

SHBA dhe Rusia do të fillojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

SHBA dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime në Arabinë Saudite për luftën në Ukrainë – diskutimet e para ballë për ballë midis dy vendeve që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov po takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në Riad, por as Ukraina dhe asnjë vend evropian nuk është i ftuar, shkruan BBC.

SHBA thotë se bisedimet janë hapi i parë për të parë nëse Rusia është “serioze” për përfundimin e luftës, ndërsa Rusia thotë se qëllimi është normalizimi i marrëdhënieve me Amerikën.

Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se nuk do të njohë asnjë marrëveshje të arritur nga bisedimet në të cilat nuk është përfshirë.


Ndërsa udhëheqësit evropianë gjithashtu duan të përfshihen pasi ata dje mbajtën një samit urgjent.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer tha se do të konsideronte dërgimin e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje paqeje të qëndrueshme, por vendet e tjera hezituan.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi as nuk do të marrë pjesë në bisedimet Rusi-SHBA të planifikuara në Arabinë Saudite, e as nuk do të njohë ndonjë rezultat në lidhje me Ukrainën.

Duke folur me gazetarët ukrainas në Abu Dhabi në një konferencë për media përmes video-lidhjes, Zelensky deklaroi se Kievi nuk ishte informuar për takimin.

Lexo edhe

Video