Shasivar Haxhijaj kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se udhëheqja vizionare dhe përkushtimi ndaj qytetarëve kanë qenë bazat e suksesit.
Haxhijaj ka përmendur punën e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi duke thënë se ai me përkushtim e mençuri po vazhdon ta drejtoj këtë subjekt.
“Gjatë viteve të mia të angazhimit politik e institucional, kam pasur nderin të punoj për së afërmi me kryetarin e PDK-së, z. Memli Krasniqi, duke ndarë përvojat e duke dhënë çdo gjë nga vetja për zhvillimin e Kosovës. Udhëheqja vizionare dhe përkushtimi ndaj qytetarëve kanë qenë bazat e suksesit tonë të përbashkët. Ai sot me aq përkushtim e mençuri po vazhdon ta drejtoj Partinë Demokratike të Kosovës, drejtë fitores së madhe më 9 shkurt 2025”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.