Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës Shasivar Haxhijaj me numër 52 së bashku me kryetarin e degës së PDK-së Rrahim Tërrnava dhe me dhjetëra aktivistë, anëtarë e simpatizantë të Fushë Kosovës kanë pritur në takim deputetin dhe kandidatin për deputet të Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica.
Haxhijaj tha se zhvilluan diskutime e debate për programin e PDK-së dhe projektet që do të realizohen nën qeverisjen e Hamzës.
“Kësaj radhe së bashku me Kryetarin e Degës së PDK-së Rrahim Tërrnava dhe me dhjetëra aktivistë, anëtarë e simpatizantë të Fushë Kosovës pritem në një takim deputetin dhe kandidatin për deputet të Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica. Shumë diskutime e debate për programin e PDK-së, sfidat që e presin Kosovën dhe projektet që do të realizohen nën qeverisjen e Kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza”, ka shkruar Haxhijaj.
Artikull i sponsorizuar