Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Serbeze Kabashi-Muçaj me numër 78, ka folur mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së gruas në politikë.
Ajo ka thënë se gratë e fshatit Banjë janë shembull se si angazhimi i tyre në proceset zgjedhore mund të sjellë ndryshime.
“Si grua dhe si kandidate për deputete, e di sa e rëndësishme është që gratë të jenë të pranishme dhe të kenë zë në politikë. Vetëm kështu mund të sigurojmë që vendimet të pasqyrojnë realitetin dhe nevojat e të gjithëve”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook, teksa ka kërkuar që më 9 shkurt të votohet për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
#LDK124 #BëhuNdryshimi #LDK78 #SerbezeKabashiMucaj78 #ForumiGruas
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”