Ministri në detyrë, Nenad Rashiq, ka shpjeguar në detaje se si shteti serb i ka detyruar rreth 18 mijë serbë të vijnë dhe të votojnë në Kosovë më 9 shkurt. Ai ka akuzuar gjithashtu Listën Serbe se, përveç serbëve, ka bërë presion edhe ndaj komuniteteve rome, ashkali, egjiptianë dhe të tjerëve, për ta mbështetur këtë listë.
Rashiq, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se serbët, nën kërcënimin e shufrave, si dhe ata që përfitojnë nga skemat sociale, u detyruan të vinin dhe të votonin në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Tri ditë para zgjedhjeve, nëse e keni ndjekur, do të keni parë se gjatë asaj periudhe drejtori i zyrës së Petkoviqit ka vizituar të gjitha ato qendra, veçanërisht vendet ku besohet se ka pasur serbë të regjistruar për të votuar në Kosovë. Ata, në tre ditët e fundit, nën kërcënimin e shkopinjëve dhe, në disa raste, me mbështetje të policisë, i kanë organizuar dhe i kanë sjellë këtu. Siç thashë, janë rreth 15,000 deri në 18,000 votues. Dua të theksoj se nuk kemi asgjë kundër bashkëqytetarëve tanë; ata janë të mirëpritur të vijnë kur të duan, por jo ashtu siç i pashë disa, madje edhe disa nga miqtë e mi të largët, që ndoshta për herë të parë pas 20 vitesh janë ardhur për të bërë atë që u thotë regjimi, dhe në këtë rast, për të theksuar se Lista Serbe duhet të jetë përfaqësuese në vend të qytetarëve që jetojnë këtu”, tha ai.
Rashiq po ashtu tha se presioni i Listës Serbe ka qenë i madh edhe ndaj komuniteteve rome, ashkali, egjiptianë dhe të tjerëve, për t’i detyruar ata të votojnë këtë listë.
Nenad Rashiq, ka akuzuar qeverinë serbe për shfrytëzimin e serbëve të Kosovës për interesat e tyre personale. Rashiq përmendi gjithashtu protestat në Serbi, duke shtuar se ato janë një pasqyrim i revoltës jashtëzakonisht të madhe që ndjejnë qytetarët.
Marketing

Me përvojë në Adidas, Wolt dhe Nokia, këta…
- March 7, 2025

Mario Karaj intervistë ekskluzive për “USA Today”: Spitali…
- February 26, 2025
Lexo edhe
Video

Dimal Basha ndihet i rrezikuar, mbahet seanca dhe…
- March 9, 2025

Kurti akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhje: Ndikimi…
- March 9, 2025

Viktimat e dhunës seksuale të luftës, në pritje…
- March 9, 2025