Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Sushicë të komunës së Shtërpcës ka sekuestruar një armë nga një 21 vjeçar me inicialet F.D i cili e ka poseduar pa leje.
Sipas policisë përveç armës, janë sekuestruar edhe 30 fishekë.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili vendosi që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari u lirua pas dhënies së deklaratës në polici. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë”, thuhet në njoftimin e policisë.