Sekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë

Sekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë

Njësitë policore të Podujevës gjatë dy ditëve të fundit në katër raste të ndryshme, kanë sekuestruar 4 armë zjarri, gjatë kontrolleve të realizuara tek persona të dyshuar, automjete dhe në një aheng.


Sipas Policisë, këto veprime janë ndërmarrë në bazë të dyshimeve të bazuara dhe kanë rezultuar në eliminimin e rreziqeve të mundshme për sigurinë publike.

“Në një rast tjetër, zyrtarët policor të Podujevës kanë parandaluar një rrahje të planifikuar nga disa persona të mitur, pas hetimeve dhe dyshimeve të bazuara për një konflikt të mundshëm. Gjatë ndërhyrjes, janë sekuestruar armë të ftohta. Të dyshuarit e të gjitha rasteve janë proceduar mëtej në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Këto rezultate pasqyrojnë përkushtimin e Policisë së Kosovës për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video