Scholzi e humb votëbesimin, hapet rruga për zgjedhje të reja në Gjermani

Scholzi e humb votëbesimin, hapet rruga për zgjedhje të reja në Gjermani

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka humbur votëbesimin në Parlamentin e vendit të hënën, me çfarë i ka hapur vendit rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në fund të shkurtit.

Scholzi e fitoi besimin e 207 ligjvënësve në Bundestag, por 394 të tjerë votuan kundër tij, ndërsa 116 abstenuan.

Atij i nevojitej një shumicë prej 367 votash për ta fituar votëbesimin, shkruan REL, transmeton KosovaPress.


Scholzi udhëheq një qeveri pakicë, pasi koalicioni i tij qeverisës trepartiak dështoi më 6 nëntor, për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën se si ta ringjallin ekonominë e ngecur të vendit.

Sondazhet tregojnë se partia e Scholzit është mbrapa partisë kryesore opozitare, blloku i Unionit i Friedrich Merzit. Nënpresidenti Robert Habeck, të Gjelbërit e të cilit ngelin edhe më mbrapa, do të garojë për kancelar gjithashtu.

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e cila po shënon rritje në sondazhe, e ka nominuar Alice Weidelin për kancelare, por ajo nuk ka gjasa për këtë post sepse partitë e tjera nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti.

Lexo edhe

Video