Sarrazin thotë se emisari i ri i BE-së do t’i vë theks të ri dialogut Kosovë-Serbi

Sarrazin thotë se emisari i ri i BE-së do t’i vë theks të ri dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se do të punojnë ngushtë me emisarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, i cili sipas tij, ai do t’i vë theks të ri dialogut.

Sarrazin tha në një intervistë për DW se emisari i ri i BE-së do të përpiqet të arrijë përparim në afrimin e dy vendeve, përcjellë KosovaPress.

“Kemi një person të ri që do të vazhdojë ta udhëheqë këtë proces në emër të BE-së. Bisedat e para që kishim lanë një përshtypje shumë të mirë për të si person. Ai sigurisht do t’i vë një theks të ri dialogut, ndërsa në të njëjtën kohë do të përpiqet të arrijë përparim në afrimin e dy vendeve”, tha Sarrazin.

Diplomati gjerman tha se është koha që të punohet më shumë drejt zgjidhjes përfundimtare, përcjellë KosovaPress.


Politikani nga Danimarka Peter Sorensen u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë post.

Mandati i Lajçakut ka përfunduar më 31 janar.

Në krye me Lajçakun në këtë proces, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit në vitin 2023, mirëpo që ende nuk ka gjetur zbatim.

Kosova dhe Serbia dialogojnë për normalizim të marrëdhënieve që prej vitit 2011./KosovaPress

Lexo edhe

Video