Liverpooli thuhet se i ka bërë një ofertë për kontratë të re sulmuesit Mohamed Salah, gjë që pritet të nxisë bisedime të mëtejshme. Superylli egjiptian nuk i është shmangur pyetjeve për të ardhmen e tij, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në fund të sezonit.
Duke folur vetëm muajin e kaluar, Salah u tha gazetarëve: “Ne jemi pothuajse në dhjetor dhe nuk kam marrë ende asnjë ofertë për të qëndruar me klubin. Unë jam ndoshta më shumë jashtë se sa brenda,” shtoi sulmuesi, i cili sapo kishte shënuar një dygolësh në fitoren dramatike 3-2 të Liverpoolit ndaj Southamptonit .
Tani, siç raportohet nga “The Athletic”, Salah ka marrë një ofertë nga klubi për ta vazhduar kontratën, përcjellë KosovaPress. Megjithatë, ky zhvillim nuk do të thotë se një marrëveshje është afër bisedimet pritet të jenë të gjata.
Gjatë fundjavës, në mediat britanike qarkulluan thashethemet se Salah pritej së shpejti të nënshkruante një kontratë të re dyvjeçare. Parashikohet se 32-vjeçari do të duhet të pranojë ulje të pagës për të qëndruar në “Anfield” përtej verës së ardhshme.