Sadiku siguron medaljen e bronztë në Bullgari, lufton për të argjendtën

Sadiku siguron medaljen e bronztë në Bullgari, lufton për të argjendtën

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja”, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Sadiku e cila për kundërshtare kishte boksieren Tursynbek Alnar nga Kazakistani, triumfoi bindshëm me rezultat 5:0 ku të tre raundet dominoi në ring duke treguar boks shumë cilësor, përcjellë KosovaPress.


Me këtë fitore në fazën çerekfinale, Sadiku ka siguruar medaljen e bronztë dhe vazhdon në gjysëmfinale e cila zhvillohet më 28 shkurt ku për kundërshtare ka boksieren nga Turqia, Erginoguz Evin.

Duhet cekur se kjo është medalja e parë për Kosovën pas më shumë se 40 vjet nga turneu “Srandja”, njëri nga më të vlerësuarit në Evropë./KosovaPress

Lexo edhe

Video