Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, nga 2 milionë e 47 mijë e 295 qytetarë, në Republikën e Kosovës janë 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.
Nga 1.6 milion banorë prej regjistrimit të fundit të popullsisë, numri i qytetarëve mbi 18 vjeç në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në Kosovë është 1 milion e 179 mijë e 73. Qe i bie se 868,224 qytetarë me të drejtë vote janë me qëndrim jashtë vendit.
Nga këta 868,224 qytetarë me të drejtë vote, vetëm 104 mijë 924 apo 12.08% janë regjistruar për votim në diasporë.
Megjithatë, përveç kësaj grup moshe në vend, nga ASK nuk kanë ende të dhëna zyrtare për numrin e banorëve mbi 18 vjeç të regjistruar së fundmi në diasporë.
“Sa i përket të dhënave të diasporës, këto të dhëna janë në fazën e verifikimit dhe pastrimit dhe nuk janë të gatshme për t’u publikuar”, thuhet në përgjigjen e ASK-së përmes emailit.
Në anën tjetër, nga Komisioni Qendror i Kosovës kanë thënë se numri i përgjithshëm për numrin e banorëve me të drejt vote në Kosovë dhe diasporë kanë marrë nga Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC).
Edhe nga ARC-ja kanë thënë se numri i përgjithshëm është 2 milionë e 47 mijë e 295, pa ndarë atë të diasporës.
“Numri i qytetarëve që i kanë 18 vjeç dhe që i mbushin 18 vjeç me datën 09.02.2025, pra që ua kemi dërguar KQZ-së është 2047295”, thonë nga ARC-ja në kuadër të MPB-së.
Ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazllum Baraliu potencon rëndësinë e azhurnimit të listave zgjedhore dhe pastrimit të regjistrit civil për të pasur informacione të sakta lidhur me numrin e qytetarëve të regjistruar, si ata që jetojnë brenda vendit ashtu edhe ata në diasporë.
Profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë po ashtu se mos përditësimi i mjaftueshëm i listave në regjistrin civil në nivel qendror e lokal dhe emigrimi, janë ndër faktorët që ndikojnë në mospërputhjen e numrit të banorëve në ARC dhe ASK.
Ndërkaq, drejtori i organizatës “Germin”, Lirim Krasniqi thotë se me rritjen e mundësive për votim, pritet që më shumë se 75 për qind e atyre që janë të regjistruar nga diaspora të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Më 4 shkurt në KQZ janë sjellë 36 mijë e 500 pako me fletëvotime të cilat i takojnë procesit të votimit përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, nga Gjermania dhe Zvicra.
Kjo periudhë e votimit përmes postës, e cila vlen vetëm për shtetasit që gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit (1) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Kjo periudhë votimi ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025.Po ashtu, edhe fletëvotimet për votim në Kosovë tashmë janë gati.
Në total, sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 1,752,650 fletëvotime, e prej tyre ndahen në ato të rregullta, me kusht, për votimin e personave me nevojave të veçanta, por edhe ato rezervë, si dhe për votimin në përfaqësi diplomatike.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…
Më poshtë mund të shihni grafikonin për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës:
Marketing
“PowerToHR 3”, një samit ndryshe me tri skena,…
- February 3, 2025
IPKO mbështet Kopshtin SOS, duke krijuar një ambient…
- January 31, 2025
BKT Kosova nënshkruan parimet për fuqizim të grave…
- January 31, 2025
Lexo edhe
Mbledhja e KQZ-së
- February 7, 2025
Video
Si ndikojnë tubimet te votuesit e papërcaktuar?
- February 7, 2025
Sa i besojnë qytetarët premtimeve të partive politike?
- February 7, 2025
Osmani: SHBA udhëhoqi rrugën, bota demokratike e ndoqi…
- February 6, 2025