Rutte: Zelensky duhet të rivendosë marrëdhëniet me Trump

Rutte: Zelensky duhet të rivendosë marrëdhëniet me Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar tensionet e djeshme mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Rutte ka treguar se ka biseduar të paktën dy herë në telefon pas asaj që ka ndodhur në Shtëpi të Bardhë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Ai thotë se “nuk është i lirë të thotë atë që u diskutua”, por ndan se ai i tha Zelenskyt “ne duhet të respektojmë” atë që Trump ka bërë për Ukrainën deri më tani.

Duke folur për BBC, ai thotë se Zelensky duhet “të gjejë një mënyrë” për të rivendosur marrëdhëniet e tij me homologun e tij amerikan Donald Trump pas përplasjes së të dyve në Shtëpinë e Bardhë”.


Ai shton se gjatë administratës së parë të Trump – nga viti 2017 deri në vitin 2020 – SHBA miratoi shitjen e sistemit raketor antitank Javelin, i cili i mundësoi Ukrainës të “luftonte” kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në 2022.

“Ne me të vërtetë duhet t’i japim kredit Trump,” shton Rutte.

Një përplasje e jashtëzakonshme shpërtheu të premten gjatë takimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili shpresonte t’i bënte thirrje SHBA-së për ndihmë të vazhdueshme të sigurisë gjatë udhëtimit të tij në Uashington.

Duke ngritur zërin e tyre, Trump dhe Zelensky – së bashku me Zëvendës Presidentin JD Vance – u angazhuan në një përplasje të tensionuar në lidhje me natyrën e mbështetjes së SHBA-së dhe nëse Zelensky kishte treguar mjaft mirënjohje.

https://kosovapress.com/takimi-trump-zelensky-perfundoi-me-perplasje-te-tensionuar-ne-mes-dy-presidenteve

Lexo edhe

Video