Rutte për dialogun: Palët duhet të bëjnë kompromise

Shefi i NATO-s, Mark Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton KosovaPress.

“Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizomi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksojë para të gjitha palëve në rajon”, tha Rutte të martën në konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Prania e sotme këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai, transmeton KosovaPress.

Ai shtoi se zgjidhja për një paqe afatgjatë është politike.


“Jemi gati për t’iu përgjigjur çfarëdo zhvillimi të sigurisë, në këtë kuptim shpresojmë ë të shohim një bashkëpunim edhe më të thellë midis institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it në këtë drejtim. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin. Zgjidhja për një paqe afatgjatë është politike. Në këtë drejtim NATO do të vazhdojë të mbështesë plotësisht normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, udhëhequr nga BE-ja. Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të siguruar të ardhme stabile”, tha ai, përcjellë KosovaPress.

Në konferencën e mbajtur të martën në Prishtinë, shefi i NATO-s u pyet nëse kanë ndryshuar qasjen sa i përket transformimit të FSK-së në ushtri.

“Mandati është që FSK-ja të ketë çfarë i duhet që të jetë efektive për rolin e saj humanitar këtu në Kosovë. Ky është mandati që NATO e ka për të ndihmuar FSK-në që të bëhet më e mirë, që të jetë një forcë e fuqishme humanitare”, tha Rutte.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim

Lexo edhe

Video