Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka mbërritur për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Më herët ai është pritur me ceremoni shtetërore në Presidencë, raporton KosovaPress.
Në konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Mark Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizomi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksojë para të gjitha palëve në rajon”, tha shefi i NATO-s.
Lexo edhe: https://kosovapress.com/rutte-per-dialogun-palet-duhet-te-bejne-kompromise