Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar Serbia duhet të jap llogari për atë çka ndodhi në vitin 2023, por në të njëjtën kohë edhe Kosova të përmbahet nga veprimet e njëanshme, në mënyrë që të krijohet një bazë për vazhdimin e dialogut në Bruksel.
Rutte në një intervistë për RTK, tha se ata po mbështesin FSK-në, por për anëtarësimin në NATO, fillimisht duhet njohja e shtetësisë së Kosovës nga pesë vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin tonë.
Sipas tij, sikur në Bosnje, ashtu edhe Kosovë ka parë që ka një ndjesi të re të urgjencës që të arrihet zgjidhje më të qëndrueshme , kështu që ka brengosje por edhe mundësi.
Ai ka folur edhe për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga NATO, duke thënë se është e logjikshme që evropianët të paguajnë më shumë për mbrojtjen e vet dhe SHBA të zhvendoset pak më shumë drejt Azisë, por kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, në të gjitha diskutimet e tij me amerikanë, tha se ata mbesin tërësisht të përkushtuar që ky rajon të mbetet stabil, si dhe ta qojnë në një pikë në të cilën largohemi më shumë nga brengat dhe shkojmë drejt të siguruarit që mundësitë vërtet të shfrytëzohen plotësisht e pastaj edhe të zhvillohen tutje ato mundësi.
Ai tha se është në Kosovë për të siguruar se prania e trupave të tyre do të jetë këtu dhe të gjitha veprimet tregojnë se KFOR synon të jetë si shtyllë e stabilitetit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë rajonin.
Gjatë 2023, situata në veri të vendit u përkeqësua pas zgjedhjeve të 23 prillit të cilët u mbajt në katër komunat veriore.Lista Serbe i bojkotoi këto zgjedhje por nuk krijoi incidente gjatë procesit zgjedhor.
Në zgjedhjet e 23 prillit fitues dolën katër kandidatë shqiptarë me një përqindje jashtëzakonisht të vogël të pjesmarrjes në zgjedhje.Por pas fitores së tyre sfidë ishte betimi dhe vendosja e tyre në objektet komunale, transmeton KosovaPress.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erzen Atiq, u betua me 19 maj ndërsa kryetarët e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit u betuan me 25 maj.
Një ditë më pas me 26 Maj të njëjtit me asistimin e Polcisë vendosën të hyjnë në objektet komunale, ç’ka solli reagimin e serbëve lokalë të cilët kundërshtuan hyrjen e tyre në këto ndërtesa.
Situata u përkeqësua me 29 Maj kur demonstruesit në komunën e Zveçanit u përleshën me pjesëtarë të KFOR-it.
Nëntëdhjetë e tre ushtarë të KFOR-it u plagosën si edhe disa protestues.
Si rezultat i gjendjes në Veri dhe eskalimit të situatës në atë pjesë, Bashkimi Evropian, mori masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
Me datën 28 qershor BE-ja i komunikon Qeverisë së Kosovës paketën e masave ndëshkuese.Por pak ditë më pas me datën 10 korrik 2023 situata duket se mori rrjedhë pozitive.
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, arrijnë marrëveshje për deeskalimin e situatës në veri e cilësuar si “Marrëveshja e Bratisllavës” Një ndër pikat e kësaj marrëveshje ishte tërheqja nё masën e 25% tё prezencës policore nё dhe rreth ndërtesave komunale.
Kjo pikë u zbatua nga Qeveria e Kosovës, njësitet policore u tërhoqën në dy kohë të ndryshme.Një takim tjetër mes Kurti dhe Vuçiq u zhvillua me 14 shtator por pa ndonj٥ rezultat konkret
Por si duket Serbisë nuk i interesonte marrëveshje pas po përgatiste planin për agresion ndaj Kosovës.Mëngjesin e 24 shtatorit, Milan Radojiçiq, së bashku me një grup terroristësh sulmojnë Policinë e Kosovës në fshatin Bansjkë të Zveçanit.
Në këtë sulm mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku, dhe u plagos një tjetër zyrtar policor.