Rusia: SHBA-ja do të japë kontributin më të madh për paqen nëse ndërpret dërgesat e armëve në Ukrainë

Rusia: SHBA-ja do të japë kontributin më të madh për paqen nëse ndërpret dërgesat e armëve në Ukrainë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke theksuar se SHBA-ja ka qenë mbështetësi më i madh i luftës në Ukrainë deri më tani, tha se nëse SHBA-ja ndalon dërgesat e armëve në Ukrainë, ajo do të japë kontributin më të madh për paqen, transmeton AA.

Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjet aktuale në kryeqytetin Moskë.

Pasi u shpreh se e kanë mirëpritur dëshirën e presidentit amerikan Donald Trump për të sjellë paqen në Ukrainë, Peskov deklaroi se nëse SHBA-ja ndërpret mbështetjen ushtarake për Ukrainën, kjo mund ta shtyjë administratën e Kievit drejt procesit të paqes.

“Deri më tani mbështetësi më i madh i luftës ishte SHBA-ja. Nëse SHBA-ja ndalon dërgesat e armëve në Ukrainë ajo do të sigurojë kontributin më të madh për paqen”, deklaroi Peskov, duke kujtuar se disa vende evropiane kanë bërë deklarata se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, përcjell KosovaPress.


“Marrëdhëniet me SHBA-në duhet të shpëtohen nga barra negative e sanksioneve”

Mbi pyetjen “A do të kontribuojë heqja e sanksioneve amerikane kundër Rusisë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe?, zëdhënësi Peskov, tërhoqi vëmendjen se nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare nga SHBA-ja për këtë çështje. “Në çdo rast qëndrimi ynë ndaj sanksioneve njihet mirë. Këto sanksione janë të paligjshme. Marrëdhëniet dypalëshe duhet të shpëtohen nga barra negative e sanksioneve të zbatuara”, tha Peskov.

Zëdhënësi Peskov ndër të tjera theksoi se ata nuk kanë harruar se Trump vendosi sanksione ndaj Rusisë dhe ofroi dërgesa armësh në Ukrainë gjatë mandatit të tij të parë si president.

Duke vlerësuar mundësinë që Bjellorusia të veprojë si ndërmjetëse midis Rusisë dhe Ukrainës, Peskov vuri në dukje se kriza ukrainase është diskutuar në çdo takim të liderëve rusë dhe atyre bjellorusë, ndërsa shtoi se “Ne mirëpresim çdo iniciativë që synon zgjidhjen e kësaj krize”.

Lexo edhe

Video