Rusia paralajmëron mbylljen e konsullatës së Polonisë

Rusia paralajmëron mbylljen e konsullatës së Polonisë

Rusia do të mbyllë konsullatën polake në Shën Petersburg, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse, pasi tre anëtarë të stafit diplomatik polakë janë shpallur persona të padëshiruar dhe duhet të largohen nga vendi deri më 10 janar.

Ky hap është një përgjigje ndaj mbylljes së konsullatës ruse në Poznań nga Ministria e Punëve të Jashtme polake në fund të nëntorit.


Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, e arsyetoi mbylljen e konsullatës ruse në Poznań duke thënë se kishte informacione se Rusia qëndron pas përpjekjeve për sabotim në Poloni dhe vendet aleate.

Polonia është një nga mbështetësit më të përkushtuar politik dhe ushtarak të Ukrainës, ndaj Kremlini e konsideron atë një armik. Sikorski tha se ky hap i Rusisë nuk është befasues dhe se Polonia e trajton me indiferencë dinjitoze.

Lexo edhe

Video