Rusia: Do të flasim për paqe, jo për luftë

Rusia: Do të flasim për paqe, jo për luftë

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se mesazhi kryesor i bisedës telefonike midis Vladimir Putin dhe Donald Trump javën e kaluar ishte se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara tani synojnë të flasin për paqen, jo për luftën.

Të dy liderët folën për më shumë se një orë të mërkurën, pas së cilës Trump tha se ishte joreale të pritej që Ukraina të bëhej anëtare e NATO-s, të cilën Kievi e sheh si garanci për sigurinë e saj në të ardhmen.


Sipas informacioneve jozyrtare, Trump dhe Putin ranë dakord që negociatat për t’i dhënë fund luftës duhet të fillojnë “menjëherë”.

Duke komentuar bisedën, Peskov tha sot në një deklaratë në televizionin shtetëror: “Ky është një sinjal i fortë se ne tani do të përpiqemi t’i zgjidhim problemet përmes dialogut. Tani do të flasim për paqen, jo për luftën.”

Peskov shtoi se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, nuk duhet të jenë pengesë për negociatat, pasi, “ato mund të hiqen po aq shpejt sa u vendosën”.

Lexo edhe

Video