Rritet numri i veprave penale të narkotikëve në kryeqytet

Rreth 20 mijë raste janë raportuar në Policinë në Prishtinë gjatë vitit të kaluar. Në vitin 2024 janë realizuar mbi 800 plane operative, ku janë arrestuar mbi 2700 persona. Kështu u tha në prezantimin e raportit vjetor të Policisë rajonale të Prishtinës, ku mes tjerash u theksua se siguria publike në kryeqytet është e qetë. Megjithatë, u bë e ditur se ka rritje të numrit të veprave penale të narkotikëve.

Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Basri Shabani tha se kanë caktuar si prioritetet për kontrollim të territorit dhe rritjes së sigurisë publike. Ai bëri të ditur se ulja e numrit të veprave penale kundrejt jetës dhe trupit, si dhe veprave penale kundër pasurisë është rezultat i policimit modern e parandalues.

Nënkoloneli Basri Shabani tha se gjatë vitit të kaluar ka pasur edhe shtim të aktiviteteve vetëdijesuese për siguri në komunikacionin rrugor.

Ndër tjera, Shabani tha se vitin e kaluar nga numri emergjent “192” janë pranuar rreth 300 mijë thirrje nga qytetarët.

Raporti vjetor është prezantuar nga majori Bekim Bislimi, ku tha se ka rritje të veprave penale kundër rendit kushtetues.


“Vepra penale kundër rendit kushtetues kemi ngritje. Kundër njerëzve dhe vlerave të mbrojtura është i njëjtë. Kundër jetës dhe trupit, aty hyn një kategori e madhe e veprave penale është ngritje 1.5. kundër lirive dhe të drejtave të njeriut është 20 për qind…veprat penale të narkotikëve kemi ngritje, 17.7 për qind. Veprat penale kundër ekonomisë kemi ngritje 5 për qind”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama shtoi se ndihmesë për policinë e Kosovës dhe sigurinë e qytetarëve, do të jetë instalimi i qytetit inteligjent, me fokus instalimin e kamerave që do të monitorohen nga qendra e monitorimit nga policët tanë.

E një hap i rëndësishëm, sipas Ramës ka qenë krijimi i drejtorisë së kryeqytetit brenda Policisë së Kosovës.

Rama, premtoi shtimin e kapaciteteve teknike dhe logjistike, duke ndihmuar edhe në modernizimin e mjeteve dhe pajisjeve të tyre për shërbim më të shpejtë dhe të efektshëm.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video