Dr. Enrico Montrucchio, ekspert dhe trajnues nga BD për diagnostikimin e tuberkulozit, qëndroi në Laboratorin Referent për Diagnostikimin e Tuberkulozit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovë, për të implementuar sistemin BD EpiCenter në pajisjen MGIT.
Sipas njoftimit, sistemi BD EpiCenter ofron disa përparësi të rëndësishme për diagnostikimin e tuberkulozit, veçanërisht kur integrohet me MGIT: Përmirësim i Gjurmueshmërisë dhe Cilësisë – Ofron një sistem të integruar për ruajtjen dhe menaxhimin e të dhënave, duke siguruar gjurmueshmëri të plotë të analizave.
/KosovaPress/