Rriten rastet e norovirusit në SHBA

Rriten rastet e norovirusit në SHBA

Rastet me norovirus duket se po rriten në pjesë të ndryshme të SHBA-së, raportoi ABC News, duke cituar të dhëna nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Më shumë se 90 raste u raportuan gjatë javës së 5 dhjetorit, javën më të fundit për të cilën ka të dhëna. Të dhënat e viteve të mëparshme për të njëjtën javë dhjetor tregojnë një maksimum prej 65 rastesh, sipas CDC.


Numri i rasteve me norovirus të raportuara nga departamentet shtetërore të shëndetësisë brenda një jave pas fillimit të sëmundjes u rrit ndjeshëm në dhjetor, nga 69 raste në fund të nëntorit në 91 në fillim të dhjetorit, tregojnë të dhënat e CDC.

Në fillim të këtij muaji, të paktën 80 njerëz u sëmurën me norovirus, i cili ishte i lidhur me gocat e detit, raportoi media të premten.

Norovirusi është shkaku kryesor i të vjellave dhe diarresë, një virus shumë ngjitës që është shkaku më i zakonshëm i gastroenteritit viral, i cili është një inflamacion i shtresës së brendshme të traktit gastrointestinal, duke e bërë atë shkaktarin kryesor të sëmundjeve ushqimore në SHBA.

Lexo edhe

Video