Ministri i Kulturës në Serbi, Nikolla Selakoviq është sulmuar fizikisht mbrëmë në rrugë në Beograd, ndërsa sot ka thënë se ndihet mirë pas sulmit.
“Një person i panjohur më sulmoi nga pas, unë po largohesha nga banesa për të vizituar prindërit e mi, rreth orës 25 në 22:00”, tha Selakoviq, transmeton Danas.
Ai shton se personi ka sharë dhe se autori ka thënë se “do të na vinte në shtyllë, duke menduar në ne nga SNS, siç tha ai”.
Selakoviq tha se personi është afruar nga prapa.
“Kur u ktheva për të folur me të, ai më goditi dhe iku”. “Ai më goditi në kokë, në anën e majtë të hundës”, thotë Selakoviq, duke shtuar se ka një qarje në zonën e majtë të tëmthit dhe se syzet i ranë në tok nga ramja.
Ai thotë se ka marrë listën e lëndimeve pasi është vizituar te mjeku dhe e ka raportuar rastin në polici.