Rrëzohet një avion i vogël në SHBA

Rrëzohet një avion i vogël në SHBA

Një avion i vogël u rrëzua mëngjesin e sotëm në Greenville – Karolina e Veriut.

Rico Stephens nga Policia e Trafikut të shtetit Karolina e Veriut konfirmoi se në vendin e aksidentit nuk u gjet asnjë i mbijetuar, raporton WCTI.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit kanë filluar hetimet dhe Patrulla e Autostradave Shtetërore të Karolinës së Veriut po siguron vendngjarjen me ndihmën e Departamentit të Policisë Greenville, përcjell KosovaPress.


“Avioni Beechcraft Bonanza u rrëzua pranë aeroportit Pitt-Greenville rreth orës 7:50  me orën lokale. Në bord ishin dy persona”, tha FAA në një deklaratë zyrtare.

Viktimat janë identifikuar Mark Bowman, dentist dhe gruaja e tij, Robin Bowman, raporton News2Channelnow.

Rico Stephens deklaroi se nuk ka prova që avioni goditi rrugën përpara përplasjes.

Lexo edhe

Video