Futbollisti islandez Gunarsson është larguar nga fusha për shkak të kartonit të dytë të verdhë.
Dardanët kanë një lojtar më tepër, pasi 35-vjeçari islandez ndaloi në mënyrë të palejuar Vedat Muriqin, raporton KosovaPress.
Gjyqtari spanjoll nuk hezitoi duke i treguar islandezit kartonin e dytë të verdhë në minutën e 69-të.
Kosova kështu është gjithnjë e më afër me epërsinë 2:1 në Mursia për të shkruar historinë duke u kualifikuar në Ligën B të Kombeve, pasi edhe ndeshjen e parë e ka fituar në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1.