Rreth 400 ndërtesa publike do të rinovohen për efiçiencë të energjisë

Rreth 400 ndërtesa publike në Kosovë do të rinovohen deri në vitin 2031 sipas parimeve të efiçencës së energjisë. Kjo pas nënshkrimit të marrëveshjes të premten mes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo marrëveshje është në vlerë 86 milionë euro, në bashkëfinancim mes Qeverisë së Kosovës, BERZH-it dhe si grant investimi prej 20 milionë euro nga BE-ja dhe Mbretëria e Danimarkës.

Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se 50 milionë euro të këtij investimi janë kredi nga BERZH-i.  

Sipas tij, përfituesit kryesor nga ky projekt do të jenë qytetarët e vendit.


Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se projekti do të ndikojë në uljen e konsumit të energjisë.

Ndërkaq, drejtori menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi, tha se po punojnë që shpërndarja e rinovimit të ndërtesave publike të bëhet sipas numrit të popullsisë.

Në anën tjetër, drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kosovën, Sergiy Maslichenko, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje dëshmon partneritetin e fortë mes BERZh-it dhe Kosovës.

Siç u tha, në Kosovë janë mbi 1000 ndërtesa publike në nivel qendror e mbi 1600 në nivel lokal që kanë nevojë për izolim./KosovaPress/

Lexo edhe

Video