Rrahmani shënon autogol në krizën e Napolit para derbit me Interin

Rrahmani shënon autogol në krizën e Napolit para derbit me Interin

Pas tri barazimeve, napolitanët pësuan disfatë, kështu që kampioni aktual është lider në ndeshjen kokë më kokë në Napoli.

Shtatë ditë para derbit të madh, Interi mori vendin e parë në renditjen e Serisë A nga Napoli.

Dy rivalët takohen në stadiumin “Diego Maradona” më 1 mars dhe skuadra e Antonio Contes hyn në ndeshje pas katër ndeshjeve pa fitore.


Pas tri barazimeve (Roma, Udinese dhe Lazio), napolitanët humbën ndaj Como 1907 me rezultat 2:1.

“Azurët” u rrëzuan në minutën e 7-të ndaj skuadrës së Cesc Fabregas, kur Amir Rrahmani shënoi autogol të çuditshëm teksa tentoi t’ia kthente topin portierit Aleks Meret.

Mysafirët barazuan në minutën e 17-të përmes Giacomo Raspadori, por Assane Diao i solli fitoren Como 1907 në minutën e 77-të pas asistimit të Niko Pas.

Lexo edhe

Video