Katër të mitur kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre në Drenas. Sipas Policisë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia këtë rast e ka cilësuar vrasje në tentativë, pjesëmarrje në rrahje.
“Katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre. Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta . Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe në përkujdesje të policisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas policisë rasti është në procedurë.