Në takimin e parë të programit të së dielës në kampionatin italian të futbollit, skuadra e Romës mposhti bindshëm Parmën me rezultat 5:0.
“Ujkonja e vjetër” kreu të gjithë punën në hapjen e lojës, ku vetëm pas 13 minutash kishte dy gola epërsi – Dybala (8’ nga penalltia) dhe Saelemaekers (13’).
Në pjesën e dytë, Dybala (51’) shënoi golin e tij të dytë dhe të tretë për romakët, ndërsa Paredes (74’ nga penalltia) dhe Dovbik (83’) vendosën epilogun.
Roma renditet e 11-ta në tabelë me 19 pikë, ndërsa Parma e 15-ta me 15 pikë. Prin Napoli me 38 pikë, Atalanta renditet e dyta me një pikë më pak – 37.
Në ndeshjen tjetër, skuadra Venezia mposhti sot si vendëse Cagliari me rezultat 2:1.
Sot luajnë edhe Atalanta – Empoli, Juventus – Monza. Xhiroja e 17-të e Serie A përmbyllet nesër me takimet Fiorentina – Udinese dhe Inter – Como 1907.