Roli i lëvizjeve studentore shqiptare ndër vite për luftën për liri, pavarësi dhe demokraci

Për nder të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Departamenti i Historisë në Universitetin e Prishtinës, ka organizuar tryezë diskutimi për temën “Roli i lëvizjeve studentore shqiptare të viteve 1968, 1981 dhe 1997 në luftën për liri, pavarësi dhe demokraci”. Në këtë tryezë morën pjesë protagonist të këtyre ngjarjeve.

Profesori i historisë, Mentor Hasani, tha se rrugëtimi i Kosovës për të ardhur deri te 17 shkurti i vitit 2008 ka qenë i gjatë dhe me shumë sfida. Ai thekson se studentët janë garancia më e mirë për shoqërinë që të arrijë prosperitetin dhe emancipimin.

Selatin Novosella protagonist i demonstratave të vitit 1968, tha se në këto demonstrata është kërkuar vetëvendosja për popullin shqiptar të Kosovës, dhe se sipas nenit të parë të statutit të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve ishte: “qëllimi i parë dhe i fundit lëvizjes tonë është çlirimi i tokave shqiptare nga Jugosllavia dhe bashkimi i tyre me nënën Shqipëri”.

Profesori i historisë, Bujar Dugolli, thotë se demonstratat e vitit 1981, janë vazhdimësi e lëvizjeve të vitit 1968, por se e vitit 1981 është e përmasave më të mëdha. Dugolli potencon se shqiptarët nuk ishin të kënaqur me disa avancime në kushtetutën e vitit 1974 pasi që për lëvizjen shqiptare dhe studentore nuk ishte e mjaftueshme autonomia, por ishte republika që e dëshironin.


Një tjetër protagonist i demonstratave të vitit 1997, Driton Lajçi thotë se lëvizjet studentore e kanë një lloj autenticiteti, që askush nuk mundet të i kuptoj, dhe se vetëm studentët e dinë. Lajçi thotë se ka pasur shumë njerëz që ju kanë thënë se tani nuk është momenti i duhur, mirëpo studentët e nuhasin momentin.

Këto demonstrata patën një rëndësi shumë të madhe për të ardhmen e Kosovës, treguan fuqinë e rinisë studentore si një forcë e pandalshme për ndryshimin politik dhe shoqëror.

Lëvizjet studentore shqiptare të viteve 1968, 1981, dhe 1997 kanë luajtur rol kyç në rrugëtimin për liri, pavarësi dhe demokraci të Kosovës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video