Neymar fshin dyshimet për rikthimin e tij futbollistik në Brazil dhe tregon se po përjeton një rini të dytë futbollistike me fanellën e Santosit.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint Germain dha dy asistime dhe një gol nga këndi në fitoren 3-0 ndaj Internacional de Limeira që e dërgoi skuadrën e tij në çerekfinale të kampionatit shtetëror të São Paulos.
“Bëra një lëvizje të shkëlqyer dhe arrita të shënoj golin e parë direkt nga këndi në karrierën time”, tha me buzëqeshje ylli brazilian 33-vjeçar, përcjellë KosovaPress.
Tifozët kundërshtarë e fishkëllyen pak para goditjes nga këndi, në minutën e njëzet e shtatë të ndeshjes por sulmuesi u përgjigj duke e vendosur topin direkt në rrjetë për 2-0. Ai më pas dha dy asistime për shokun e tij të skuadrës Tiquinho Soares.
Goli i Neymar ishte i dyti i tij që nga rikthimi në Santos në fillim të shkurtit dhe i 140-ti për ish-klubin e tij, ku ai bëri debutimin e tij në virin 2009 para se t’i bashkohej Barçës. Fundjavën e kaluar, ai realizoi një penallti dhe bëri një asistim, por ende dukej larg nivelit të tij.
– Fans boo Neymar
— Brasil Football 🇧🇷 (@BrasilEdition) February 23, 2025
– Neymar tells them to be louder
– Neymar then scores directly from the corner
GÊNIO!!!!!!!!! 🥶 pic.twitter.com/DantZQeKEK