Rekord, rreth 5 euro një kilogram spec

Perimet gjatë këtyre ditëve kanë arritur çmime rekorde në Kosovë. Aktualisht çmimi për një kilogram spec arrin rreth 5 euro, raporton KosovaPress.

Ekipi i KosovaPress, ka vizituar marketet në kryeqytet, ku çmimi i specave arrin 4 euro 99 centë për një kilogramë.

Edhe në qytete tjera të vendit, një kilogram spec kushtonte 4 euro e 39 centë.


Rritja e çmimeve, u vërejt edhe tek produktet tjera të perimeve.   

Sallata e gjelbër sot ka kushtuar 4 euro e 20 cent, domatet 3 euro e 50 centë e patatet mbi 1 euro, raporton KosovaPress.

Aktualisht nuk është stinë e prodhimit të specit në Kosovë, por rritja e çmimeve të perimeve, tashmë në Kosovë është bërë një trend.

Ndërsa, aktualisht çmimet e produkteve të mishit janë rreth 10 euro për një kilogramë.

Lexo edhe

Video