Në takimin me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega Kaçanik, u dëshmua mbështetja e madhe për vizionin e PDK-së dhe kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza.
Kështu ka deklaruar kandidati për deputet i kësaj partie Elmi Reçica i cili në listën zgjedhore mban numrin 17, duke shtuar se veteranët e UÇK-së janë themeli i lirisë dhe sakrificës për shtetin.
“Në takimin me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dega Kaçanik, u dëshmua mbështetja e madhe për vizionin e PDK-së dhe kryeministrit në ardhje, z.Bedri Hamza. Veteranët e UÇK-së janë themeli i lirisë dhe sakrificës për shtetin tonë, mbeten frymëzim për ndërtimin e një Kosove më të fortë, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar”, ka shtuar Reçica.
Artikull i sponsorizuar