Reçica përtej kufijve, do të takohet edhe me qytetarë të Shkupit

Reçica përtej kufijve, do të takohet edhe me qytetarë të Shkupit

Në kuadër të takimeve me qytetarë gjatë fushatës elektorale, kandidati për deputet i partisë Demokratike të Kosovës Elmi Reçica do të takohet edhe me qytetarë të Shkupit.

 Reçica i cili në listën zgjedhore mban numrin 17 tha se do të diskutojnë për vizionin transformues të PDK-së.


“Të nderuar qytetarë të Shkupit, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin ku do të diskutojmë për vizionin transformues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të mirë. Vendi: Hotel Bushi (Salla e Konferencës) Ora: 14:00, Data: 08.02.2025. Bashkohuni me ne – Kosova mundet më mirë!”, thuhet tutje.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kandidatja për deputete Vlora Çitaku dhe kandidati pë deputet Enver Hoxhaj.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video