Reçica: Përkrahja e madhe tregon se qytetarët janë të vendosur për ndryshim

Reçica: Përkrahja e madhe tregon se qytetarët janë të vendosur për ndryshim

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica tregoi për mbështetjen që PDK-ja e ka marrë nga banorët e fshatit Prelez, dhe fshatrave të tjera përreth.

PDK-ja e shpalosi programin para simpatizantëve, për një Kosovë më të zhvilluar, më të fortë dhe më të drejtë.


“Në tubimin impozant në fshatin Prelez dhe fshatrat përreth, para një numri të madh qytetarësh dhe simpatizantësh të PDK-së, shpalosëm vizionin dhe programin e Bedri Hamzës për një Kosovë më të zhvilluar, më të fortë dhe më të drejtë. Energjia dhe përkrahja e madhe tregojnë qartë se qytetarët janë të vendosur për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë me PDK-në”, shkroi Reçica në Facebook.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video