Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Elmi Reçica tha se kjo parti garanton bursa, praktikë me pagesë dhe investime në teknologji – për një të ardhme më të sigurt për të rinjtë.
Pas tubimit të mbajtur më studentë, ku kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, shpalosi programin për arsimin, Reçica shkroi se më 9 shkurt votohet për rininë, dijen dhe zhvillimin.
“Në takimin me studentët, u prezantua vizioni i PDK-së dhe i kryeministrit në ardhje, z.Bedri Hamza, për një arsim cilësor, mundësi punësimi dhe mbështetje për inovacionin. PDK-ja garanton bursa, praktikë me pagesë dhe investime në teknologji për një të ardhme më të sigurt për të rinjtë. Më 9 shkurt, votojmë për rininë, dijen dhe zhvillimin”, shkroi Reçica në Facebook.
Artikull i sponsorizuar