Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica tregoi për mbështetjen që kjo parti e ka marrë nga qytetarët e Gjilanit.
Ai tha se Gjilani është i bashkuar për zhvillim, stabilitet dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën.
“Nga tubimi i jashtëzakonshëm në Gjilan, entuziazëm dhe mbështetje e madhe për vizionin e PDK-së dhe Bedri Hamzën kryeministër. Gjilani i bashkuar për zhvillim, stabilitet dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën. Bashkë drejt fitores më 9 shkurt”, shkroi ai pas tubimit të mbajtur në Gjilan.
Artikull i sponsorizuar