Rebelët sirianë transmetuan lajmet e tyre të para në televizionin shtetëror, duke njoftuar se “kishin fituar një bast dhe kishin rrëzuar regjimin kriminal të Bashar al-Assad”.
Duke folur në kanalin kryesor televiziv të Sirisë, prezantuesi tha:
“Atyre që një ditë menduan se ishim të thyer, nga Sirian News Channel ju shpallim fitoren e revolucionit të madh sirian pas 13 vitesh durim dhe sakrifice”.