Rebelët Houthi sulmojnë me raketa balistike Izraelin qendror

Rebelët Houthi sulmojnë me raketa balistike Izraelin qendror

Grupi Houthi i Jemenit mori përsipër një sulm me raketa balistike të dielën në një “objektiv jetësor” në Izraelin qendror.

Zëdhënësi i rebelëve, Yahya Saree, tha se grupi i tij shënjestroi një objektiv jetik në Izraelin qendror me një raketë balistike hipersonike, duke thënë se sulmi “goditi me sukses objektivin e tij”. Ai, megjithatë, nuk dha asnjë detaj për natyrën e objektivit.


Saree u zotua për më shumë sulme me raketa dhe dron derisa sulmi i vazhdueshëm i Izraelit në Gaza të ndalet dhe të hiqet rrethimi.

Transmetuesi publik izraelit KAN raportoi më herët se një raketë e lëshuar nga Jemeni ishte kapur nga mbrojtja ajrore.

Sipas të njëjtit burim, katër izraelitë u plagosën ndërsa po nxitonin për në strehimore pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në Izraelin qendror.

Lexo edhe

Video