Skuadra Girona ka pësuar në “Municipal de Montilivi” nga Real Madrid sonte me rezultatin 0:3.
Në këtë mënyrë, klubi mbretëror ka shkurtuar epërsinë e liderit Barcelona në vetëm dy pikë në tabelë.
Jude Bellingham solli në epërsi madrilenët në minutën e 36-të për 0:1 me të cilin rezultat përfunduan 45 minutat e para.
Arda Guler dhe Kylien Mbappe hoqën të gjitha dilemat sa i përket fituesit me dy gola të shpejtë brenda vetëm shtatë minutash (55′ dhe 62′).
Kjo është fitorja e 11-të për Realin këtë edicion të ri të garave. Ekipi madrilen ka një ndeshje më pak ndaj Valencisë, e anuluar shkaku i vërshimeve që goditën rajonin dhe përveç kësaj, e presin edhe dy takime tjera deri në përfundim të sezonit vjeshtor, ku nëse shënon fitore në të tri ndeshjet do të rrëmbejë vendin e liderit aktual – Barcelonës.