Reagon MKRS: Nuk janë anuluar tenderët për stadiume

Reagon MKRS: Nuk janë anuluar tenderët për stadiume

Në faqëz zyrtare të prokurimit sot u shpallën tri vendime të anuluara nga ana e Ministrisë së Sportit ku prekeshin renovimi i stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë”, ndërtimi i stadiumit të qytetit në Gjilan si dhe ai në qytetin e Pejës.

Por, vetëm pak orë pas këtij publikimi, MKRS ka dal me një sqarim publik përmes faqes zyrtare ku thotë se procedurat për këto tri stadiume nuk janë anuluar.


“Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar. Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar”, thuhet në reagimin e MKRS-s, përcjellë KosovaPress.

Vlera e buxhetit të ndarë për këto tri stadiume është 37 milionë euro.

Lexo edhe

Video