Rastet e dhunës në familje, GLPS kërkon zbatim të ligjit

Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti. Prej tyre 79 për qind e viktimave janë gra, ndërkaq 21 për qind burra. Kështu tregon raporti “Trajnimi institucional i rasteve të dhunës në familje korrik 2023 – qershor 2024” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Mes tjerash, GLPS u bën thirrje institucioneve që të ndërmarrin masa për sigurimin e zbatimit të plotë të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave.

Renata Bajrami nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike theksoi se gjatë kësaj periudhe, Prokurori i Shtetit ka ngritur 2 mijë e 635 aktakuza për veprat e dhunës në familje.

Gjatë kësaj periudhe, Bajrami shtoi se Prokurori i Shtetit ka raportuar 2 mijë e 815 kallëzime penale për dhunë në familje.

Po ashtu Bajrami tha se nga gjykatat vendore u nevojiten 262 ditë që të zgjidhen lëndët e pranuara.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka rekomanduar që të sigurohet zbatimi i Kodit Penal nga ana e gjykatave dhe prokurorive, duke aplikuar politikë më të ashpër ndëshkimore.


Udhëheqësi i Ekipit për të Drejtat Themelore dhe Sundimin e Ligjit nga Zyra e BE-së në Kosovë, Nicola Scaramuzzo tha se rastet e dhunës në familje janë çështje urgjente e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Ndërkaq, gjyqtari në Gjykatën e Apelit, Dardan Kodolli tha se rastet e dhunës në familje po trajtohen me prioritet.

Prokurorja në Prokurorinë Themelore, Vjosa Bytyçi tha se gjykatat duhet të zbatojnë udhëzuesin për politikë ndëshkimore.

Nga 2 mijë e 856 raste të raportuara për dhunë në familje, 27 raste përfshijnë prindërit si autorë të dhunës në familje, 46 mes vëllezërve dhe motrave dhe 15 janë raste kur fëmijët janë autorë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video