Rashiq tregon çfarë pret nga zgjedhjet e sotme

Në zgjedhjet e sotme parlamentare ka votuar edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për liri, drejtësi dhe mbijetesë (Za Slobodu Pravdu i Opstanak) në Graçanicë.

Rashiq në një deklarim për media pas votimit ka thënë se serbët e Kosovës duhet të përfaqësojnë vetveten dhe të kenë orientim evropian.


“Shpresoj që këto zgjedhje do të sjellin një strukturë të re në përfaqësimin e serbëve në Parlamentin e Kosovës… Kushdo qoftë që përfaqëson serbët e Kosovës duhet të ketë një orientim nga Brukseli”, tha ai.

Sot Kosova voton në zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen për herë të parë si të rregullta që pas shpalljes së pavarësisë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Lexo edhe

Video