Rashiq thotë se Lista Serbe po manipulon me votat e komuniteteve

Rashiq thotë se Lista Serbe po manipulon me votat e komuniteteve

Kryetari i partisë serbe “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë” Nenad Rashiq ka shprehur dyshimet se votat nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit janë duke u manipuluar. Për këtë, ai ka thënë se nesër (e mërkurë) do të kontaktojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Procesi tashmë është drejt fundit dhe në bazë të kësaj kemi hapësirë ​​të themi se kemi fituar një mandat, por më duhet të them se nga sonte po ndodhin gjëra të pazakonta”, theksoi ai për Rtk2.

Ai ka thënë se ka informacione se në disa komuna, njerëzve të ndryshëm po u ofrohen shuma të mëdha parash në mënyrë që ata të gjejnë një mënyrë për të anuluar votat e subjektit që e udhëheq, transmeton KosovaPress.


“Prandaj, ky aktivitet u referohet atyre që duhet të jenë në qendrat komunale të numërimit të votave, në lokacione të shumta nga veriu në jug”.

“Nesër fillimisht do t’i drejtohem KQZ-së, për të theksuar se sa e rëndësishme është që procese të tilla të mos lejohen dhe që ata vetë të rrisin vigjilencën ndaj proceseve që po ndodhin, sepse, të jem i sinqertë, kjo nuk do të ishte hera e parë që struktura të caktuara që punojnë kryesisht brenda Listës Serbe tentojnë të pamundësojnë të gjithë kundërshtarët e tyre dhe të gjithë kandidatët e tjerë që kanë një përfaqësim vërtet autentik”, shtoi Rashiq.

Lexo edhe

Video