Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri të Kosovës, thotë ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Sipas tij, sulmet e fundit terroriste në veri po ndodhin nga individë të caktuar.
Ai në një intervistë për KosovaPress, akuzon Serbinë për presion ndaj komunitetit serb në Kosovë.
Ai nuk e sheh si rrezik potencial përsëritjen e sulmit terrorist, sikurse rasti i vitit të kaluar në Banjska.
Megjithatë, ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti që mos të veprojë me vrazhdësi në veprimet e tij për sundim të ligjit në veri.
Duke folur për vendimet për mbylljen e strukturave paralele serbe dhe ndalimin e qarkullimit të dinarit, ai thotë se ekzekutivi duhet të veprojë me më shumë informim për komunitetin serb dhe transparencë.
Krahas kësaj, Rashiq thotë se komuniteti serb në veri po mirëpret bizneset kosovare të hapura rishtazi atje, përkundër presioneve të Listës Serbe.
Duke folur për zgjedhjet e 9 shkurtit, ai thotë Beogradi zyrtar ka filluar presionin ndaj qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë për të votuar për Listën Serbe.
Sipas tij, besimi i qytetarëve serb të Kosovës ka rënë për Listën Serbe, mirëpo thotë se të njëjtit po shantazhohen.
Rashiq, thekson se ish nënkryetari i Listës Serbe, kryeterroristi, Milan Radoiçiq ka ende ndikim në këtë parti.
Mes tjerash, ai flet edhe për rrahjen e ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq në Mitrovicë të Veriut.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Marketing

Naim Ismajli mirënjohës ndaj mbështetësve të PDK-së në…
- February 11, 2025

Totaj merr pjesë në ceremoninë e Lutjeve të…
- February 7, 2025

“PowerToHR 3”, një samit ndryshe me tri skena,…
- February 3, 2025
Lexo edhe
Video

Trump: Sikur të isha president kur shpërtheu lufta,…
- February 18, 2025

Nëntë ditë pas zgjedhjeve, KQZ larg numërimit të…
- February 18, 2025

Kroatët zhvillojnë dronë që fluturojnë si flutur në…
- February 18, 2025