Raportohet se një e mitur u abuzua seksualisht në Gllogoc

Raportohet se një e mitur u abuzua seksualisht në Gllogoc

Një vajzë e mitur ka raportuar në Policinë e Kosovës në Gllogoc, se është abuzuar seksualisht nga një person.

Sipas raportit të policisë thuhet se e mitura ka njoftuar se i dyshuari fillimisht i kishte dhënë substancë narkotike.


“Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht. Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë rasti ka ndodhur më 11 nëntor.

Lexo edhe

Video