CorrWatch ka shtyrë ndërmarrjet publike drejt një tansparence më të madhe dhe llogaridhënie më të madhe. Ndërsa, prokurimi publik vazhdon të mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit.
Kështu u tha konferencën e tretë vjetore me temë “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë”, të organizuar nga CorrWatch, nismë e konsorciumit të përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), raporton KosovaPress.
Drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha-Stublla tha se qasja e CorrWatch ka treguar efektivitet të lartë në adresimin e shkeljeve ligjore dhe anulim të proceseve.
Si sfidë ajo ka identifikuar mos lejimin e monitorimit të disa proceseve publike.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves theksoi se vetëm duke e luftuar korrupsionit Kosova mund t’i afrohet Bashkimit Evropian.
Sipas tij shoqëria civile e ka ndihmuar Kosovën për të forcuar transparencën.
Raporti i CorrWatch i cili u prezantua nga hulumtuesja në GLPS-së, Ema Pula thotë se në proceset rekrutuese shqetësim kryesor ishte numri i lartë i ushtrueseve të detyrës në pozitat e larta publike.
Sipas saj kjo gjendja ka nis të përmirësohet dhe se në vitin 2024 janë hapur gjithsej 74 konkurse, ndërsa në vitin 2023 kanë qenë vetëm 20.
Raporti thotë se sikurse edhe vitet e kaluara prokurimi publik vazhdon të mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit.
Të dhënat e këtij raporti tregojnë se të gjitha institucionet kanë pas një planifikim të dobët dhe ambicioz.
Sa i takon lëshimit të licencave, lejeve dhe tarifave CorrWatch i është mohuar pjesëmarrja aktive në monitorimin e procesit të lëshimit të lejeve pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Konferenca “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë” është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike në Kosovë, projekt ky i cili financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…
/KosovaPress/