Ramush Ahmetaj vazhdon fuqishëm garën zgjedhore, merr mbështetje në Pejë

Ramush Ahmetaj vazhdon fuqishëm garën zgjedhore, merr mbështetje në Pejë

Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi Ramush Ahmetaj po vazhdon të merr përkrahje të madhe në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se qytetarët po vazhdojnë t’i besojnë programit të AAK-së dhe liderit Ramush Haradinaj si kandidat për kryeministër.

Në tubimin e mbajtur në nëndegën e AAK-së në Lagjen “7 Shtatori’ në Pejë, Ramush Ahmetaj sikurse në të gjitha vendet tjera mori mbështetje të madhe si pjesë e garës së koalicionit Për Kosovën Fituese 137.


Të pranishmit u shprehën të gatshëm për një mobilizim të përgjithshëm për ta ndryshuar qeverinë aktuale, e cila për një mandat të plotë ka pasur vetëm dështime në të gjitha drejtimet.

“Me votën tonë, të mobilizuar si kurrë më parë, do ta bëjmë Kosovën Fituese me kryeministër Ramush Haradinaj. Votoni për koalicionin-Për Kosovën Fituese 137. Votoni 109 Ramush Ahmetaj, sepse po votoni për vetën tuaj dhe të drejtat tuaja”, ka thënë Ahmetaj.

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video