Kandidati për deputet i AAK-së, afaristi Ramush Ahmetaj, ka përkujtuar heroin e Kosovës gjeneralin Edmond Hoxha që ra heroikisht në kërkim të lirisë bashkë me Zahir Pajazitin dhe Hakif Zejnullahun.
Ahmetaj, së bashku edhe me kandidatë të tjerë për deputetë, përfaqësues të OVLUÇK-së dega në Deçan, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan.
“Falë tyre dhe luftëtarëve të rezistencës lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këta luftëtar trima u shndërruan në shembuj të atdhedashurisë, inspirimit dhe krenarisë kombëtare. Janë luftëtarët më tipik që u vunë në shërbim të çështjes kombëtare, duke qenë përherë avangardë në themelet e lirisë që gëzojmë sot. Edmondi, Zahiri dhe Hakifi janë pishtar lirie që do të shndrisin në panteonin e Atdheut përjetësisht”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.