Ramush Ahmetaj për tri javë të fushatës falënderon qytetarët për mbështetjen e madhe

Ramush Ahmetaj për tri javë të fushatës falënderon qytetarët për mbështetjen e madhe

Kandidati për deputet i AAK-së, afaristi Ramush Ahmetaj, që mban numrin 109, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë për këto tri jave të fushatës.

Ai thotë se për tri javë të fushatës, ka parë nga afër dëshirën dhe vendosmërinë e tyre për ndryshim.

“Takova të rinj e të reja, studentë, afaristë, bashkëluftëtarë dhe familje të dëshmorëve – të gjithë të zhgënjyer nga qeverisja e keqe dhe të bindur se Kosovës i duhet një drejtim i ri”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë!


Kanë mbetur edhe katër ditë deri në zgjedhjet e 9 shkurtit – dita kur ju vendosni për të ardhmen e Kosovës! Për Kosovën tonë fituese.

Për tri javë të fushatës, e kam parë nga afër dëshirën dhe vendosmërinë tuaj për ndryshim. Takova të rinj e të reja, studentë, afaristë, bashkëluftëtarë dhe familje të dëshmorëve – të gjithë të zhgënjyer nga qeverisja e keqe dhe të bindur se Kosovës i duhet një drejtim i ri.

Zgjidhja është në duart tuaja! Jepni mbështetjen tuaj për Ramush Haradinajn, kandidatin tonë për kryeministër, i cili me vizionin e tij dhe me mbështetjen e aleatëve tanë, do të çojë Kosovën drejt anëtarësimit në NATO dhe drejt një të ardhmeje më të sigurt.

Për herë të parë, jam kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës dhe më 9 shkurt më duhet përkrahja juaj që të jem zëri juaj në Kuvend – për të mbrojtur vlerat kombëtare dhe çlirimtare mbi të cilat është ndërtuar ky shtet!

Më 9 shkurt, votoni për Kosovën fituese! Votoni numrin #137 dhe numrin 109!

Lexo edhe

Video